Cmimet Nobel për ekonominë
shkojnë për Roth dhe Shapley

15 Tetor 2012, 20:59| Përditesimi:

  • Share
Çmimi “Sveriges Riksbank” në shkencat ekonomike në kujtim të Alfred Nobel 2012 shkon për akademikët Amerikan Alvin E.Roth dhe Lloyd S. Shapley, "Për teorinë e marketingut të qëndrueshme dhe praktikën e projektimit të tregut".

Roth është profesor ekonomie në Havard ndërsa Shapley është profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.

Shapley përdori "Teorinë e bashkëveprimit" për të studiuar dhe për të krahasuar mënyrat e ndryshme për të bashkuar dy anë të interesuara të tregut.

Ai sëbashku me kolegët e tij derivuan algoritmin Gale-Shapley për të siguruar një bashkim të qëndrueshëm. Shapley ishte në gjendje të tregonte projektimin e saktë të një metode e cila mund të sjellë përftime për njërën anë apo anën tjetër të tregut.

Nga ana tjetër Alvin Roth u bazua në teoritë e Shapley-t për të treguar sesi qëndrueshmëria ndikon në "suksesin e disa strukturave të veçanta të tregut" në praktikë.

Ky çmim shënon fitoren e radhës për Amerikanët të cilët janë kurorëzuar me çmime të shumta në kategorinë e shkencave ekonomike.
Përpara fituesve aktual, janë plot 47 amerikanë të cilat kanë fituar apo e kanë ndarë këtë çmim.
Që nga viti 1901 deri vitin e shkuar, janë plot 69 akademikë të cilët kanë marrë çmimin e Sveriges Riksbank të shkencave ekonomike.
Gjatë javës së shkuar Akademia Suedeze e Nobelit ka ndarë çmimet në Mjeksi, Fizikë, Kimi, Letërsi dhe atë të Paqes i cili iu dha Bashkimit Evropian.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?