Foto ilustruese

Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

21 Korrik 2022, 13:00| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 15:00

  • Share

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Nafta ulet me 6 lekë dhe do të shitet me 232 lekë për litër. Benzina është ulur me 2 lekë dhe do të shitet 216 lekë për litër. Ndërkohë gazi do të shitet me 81 lekë për litër.

"Bordi i Transparencës në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:  Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes", ka njoftuar Bordi i Transparencës. 

               Ishte                 Bëhet
Nafta     238 lekë/litër    232 lekë/litër
Benzina 218 lekë/litër   216 lekë/litër
Gazi        81  lekë            81  lekë

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tallje trapi: 21/07/2022 13:47

    Tallje trapi me miletin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?