Çmimet e larta ulin fuqinë paguese të familjeve! BSH: 37% e tyre marrin boxh për konsum

8 Tetor 2023, 20:26| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 20:36

  • Share

Situata financiare e familjeve shqiptare është përkeqësuar në gjashtëmujorin e parë të  këtij viti thotë banka e Shqipërisë për shkak se shpenzimet e tyre kanë rezultuar më të larta se të ardhurat si pasojë e çmimeve të larta.

Në vrojtimin e kryer mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, thuhet se 24% e familjeve në momentin e anketimit kishin një borxh për të shlyer. Pjesa më e madhe e borxheve ishte marrë në burime formale, ndërsa pjesa tjetër ishte siguruar cash tek personat fizik apo marrë në formën e mallit të papaguar.

Shkaku kryesor që ka shtyrë familjet drejt borxhit ka qenë konsumi. Konkretisht 37% e familjeve morën hua për konsum, ndjekur nga 17% që kishin marrë borxh për blerje apo riparim prone dhe në fund 15% e huave ishte për zhvillim biznesi. Sipas bankës huamarrja për qëllim konsumi është rritur me 5% në krahasim me vitin e kaluar, e ndikuar nga kostot e shtuara të jetesës.

Për shkak se indeksi i shpenzimeve është më i lartë se ai i të ardhurave, rreth 47% e familjeve të anketuara thonë se aftësia e tyre paguese është përkeqësuar, 45% thonë se nuk ka ndryshuar dhe vetëm 8% thotë se situata e tyre është përmirësuar.

Pjesa më e madhe e familjeve huamarrëse rreth 47%, ka deklaruar të ardhura mujore në masën 17-50 mijë lekë, ndjekur nga 34% të familjeve me të ardhura 50-100 mijë lekë dhe 12% e familjeve kanë deklaruar të ardhura 100-200 mijë lekë.

Ndërkohë një e treta e familjeve thonë se kësti mujor i pagesës i tejkalon 30% të të ardhurave të tyre.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?