Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho

Çmimet e larta, Partia e Lirsë: Shqiptarët detyrohen të marrin borxh, s’kanë asnjë mbështetje nga qeveria

12 Dhjetor 2022, 15:20| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 15:24

  • Share

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një reagim në “Facebook” shprehet se barra e rëndë e çmimeve ka detyruar shqiptarët që të ulin shpenzimet.  

Sipas Xhixhos shqiptarët janë të detyruar të marrin borxh, sepse nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët janë detyruar të ulin shpenzimet për shkak të barrës së rëndë të çmimeve.

66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo.

Sipas Eurobarometrit:

36.4% e qytetarëve kanë hequr dorë nga disa shpenzime

35% e tyre blejnë më lirë

30% e tyre konsumojnë më pak

Pa mbështetje nga qeveria, një pjesë e madhe detyrohen të kërkojnë ndihmë apo të marrin borxh.

11.8% kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën

7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmve ● 2.6% kanë marrë borxh

Janë pikërisht këta qytetarë që zhyten në varfëri çdo ditë, ata që paguajnë për inceneratorët dhe PPP-të, me të cilat mbushin xhepat klientët e Ramës. Janë pikërisht këta qytetarë që mbushin arkën e shtetit përmes TVSH-sē, por nuk marrin mbrapsht asnjë mbështetje financiare.

Maxhoranca i ka hedhur poshtë herë pas here propozimet tona konkrete për mbështetjen e disa kategorive në nevojë. Për fatin e keq të shqiptarëve, rrugët që u kushton kilometri 20 milionë euro janë standardi i qeverisë “Rama”.

Standardi i qytetarëve, pikërisht për shkak të keqqeverisjes, mbetet mbyllja e muajit pa borxhe, duke i hequr vetes nga tryeza edhe ushqimet bazike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?