Çmimet e larta frenojnë konsumin, u ul me rreth 2% në verë! Ecuria më e dobët që nga pandemia! INSTAT: Nuk u rrit as nga turistët e shumtë

22 Dhjetor 2023, 16:16| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:20

  • Share

Shqipëria priti 4.6 milionë turistë gjatë tre muajve të sezonit veror, por ky fluks i lartë ndikoi shumë pak në rritjen e konsumit në vendin tonë.

Raporti i fundit i INSTAT tregon se konsumi i popullatës në tremujorin e tretë të këtij viti (korrik-gusht-shtator), është rritur me vetëm 2.06%, nga rreth 4.03% që ishte në tremujorin e dytë apo 3.05% në tremujorin e parë të 2023-shit

Ky ngadalësim i konsumit, gjatë kësaj periudhe i cili është ulur me rreth 2% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, tregon se çmimet e larta kanë frenuar qytetarët që të shpenzojnë. Në këtë tremujor inflacioni ka qenë 4.1%, dhe rritja më e fortë ishte pikërisht tek mallrat e konsumit, e ndikuar më shumë nga produktet e shportës që u shtrenjtuan me 8.2%.  Parashikimet e Bankës së Shqipërisë flasin për pritje jo optimiste edhe për shpenzimet në vijim të familjeve, të cilat janë të prirura drejt kursimit.

Po ashtu ndikim në reduktimin e konsumit ka edhe ulja e popullsisë dhe emigrimi, pasi në 1 janar të këtij viti vendi kishte 31.807 banorë më pak se më 1 janar 2022.

Por teksa konstatohet ulja e konsumit të qytetarëve prej çmimeve, nga ana tjetër dëshmon edhe faktin që turistët që vizituan vendin nuk ishin konsumatorë të mëdhenj, dhe kanë shpenzuar më pak se vitin e kaluar nëpër bare, restorante, markete etj, kjo për faktin se një numër i madh vizitorësh të rajonit janë pushues një ose dy ditor.

Për shkak të konsumit të ulët të turistëve, qeveria ka kërkuar edhe nga bizneset e sektorit të turizmit të rrisin standardet e shërbimeve që të synohet turizmi i luksit.

Konsumi gjatë këtij nëntë mujori u rrit me vetëm 3.04%, që është shifra më e ulët e regjistruar që prej karantinës së shkaktuar prej COVID-19, pasi vjet konsumi në këtë periudhë u rrit me 8.17%, dhe në vitin 2021 u rrit me 4.2%.

KONSUMI FINAL I POPULLATËS
Tremujori i parë     +3,05%
Tremujori i dytë     +4,03%
Tremujori i tretë     +2,06%

KONSUMI I POPULLATËS
Janar-Shtator 2021       4.2%
Janar-Shtator 2022       8.17%
Janar-Shtator 2023       3.04%

POPULLSIA E SHQIPËRISË
Janar 2022     2.793.592 banorë
Janar 2023     2.761.785 banorë
Rënia                 -31.807 banorë

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/12/2023 02:55

    Turistet qe erdhen ne Shqiperi(po te perjashtosh turistet shqiptare me pashaporta te huaja) ishin turiste krize boterore.Erdhen se u reklamuam si vend me cmime te lira,jo se Shqiperia ishte patjeter zgjidhja e pare dhe me e preferuar.Per ekonomine tone ishte gje e mire,por nuk mund te pritet shume nga /turizmi ekonomik/.Nese inflacioni e kriza boterore shkon drejt permiresimit,do te kemi dhe me pak turiste.Sa per konsumin e brendshem e cmimet e larta,ajo eshte semundje kronike e jona,pjeserisht per shkak te matrapazeve tane e makuterise orientale qe kemi ne gjak,pjeserisht edhe per shkak te politikave te shtetit.

    Përgjigju
  • Mario: 22/12/2023 18:47

    Shqiptaret nuk marrin vesh nga tregetia. Duan te nxjerrin dhjamin nga pleshti, dhe pastaj ngelen pa gje, sepse ato mallra u ngelen stoqe, ngaqe nuk mund t'i blejne dot njerzit, dhe pastaj dalin neper televizione dhe ankohen e qajne perse nuk u shiten.

    Përgjigju
  • Turi: 22/12/2023 17:03

    Moj ti cupe , ne kemi miliarda te ardhura e triliona turiste, deti kos, si na a prish prrallen se gjoja eshte ulur konsumi ??? Eshte 10 fishuar, se nuk dalin letrat e Rames mi xhan...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?