Çmimet e banesave u rritën me 9% në vitin e kaluar, 30% e pronave në 2021 u blenë me kredi nga qytetarët, Banka e Shqipërisë: Po studiojmë tregun, ka luhatje të çmimeve

1 Maj 2022, 20:10| Përditesimi: 1 Maj 2022, 20:20

  • Share

Pasuria kryesore e shqiptarëve është shtëpia. Një vrojtimi kryer nga Banka e Shqipërisë tregon se 90% e familjeve në vend janë pronarë të një banese, që në të shumtën e rasteve e kanë përfituar pas vitit 1996.

Por të bëhesh pronar i një apartamenti në vitet e fundit është bërë shumë e vështirë për shkak të çmimeve tejet të larta. Prej vitit 2015 çmimet e shtëpive kanë njohur një rritje të lartë, ndërkohë banka qendrore raporton se vetëm në vitin e kaluar apartamentet u shtrenjtuan me 9% në raport me vitin 2020. Rritja më e madhe është konstatuar në kryeqytet me 12.3%, ndërsa në bregdet sipas vrojtimit çmimet kanë rënë.

Agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme presin rritje të çmimeve edhe për 2 vitet e ardhshme. Ndikim në këtë rritje të çmimeve vlerësohet të kenë dhënë kostot e shtuara të ndërtimit, që u rritën me 3%, të ndikuar më së shumti nga materialet e ndërtimit më të shtrenjta.

Si pasojë e vlerës së lartë që duhet shpenzuar për të blerë një apartament 1/3 e pronave janë blerë me kredi, duke marrë në konsideratë dhe kushtet lehtësuese dhe normat e ulta të interesit që bankat ndjekin për kredi për shtëpi.

“Rreth 30% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në gjysmën e rasteve kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër duke vlerësuar dhe rëndësinë e këtij tregu, banka po punon për të pasur më shumë të dhëna mbi zhvillimet demografike apo sipërfaqet e disponueshme në ndërtim. Kjo lëvizje vjen në kushtet kur ecuria e çmimeve në atë treg është e paqëndrueshme. Sipas bankës çmimet në treg nuk reflektojnë kërkesën dhe ofertën për prona, prandaj duhet të monitorohen me kujdes rreziqet që paraqet tregu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • B*3: 02/05/2022 06:57

    Cmimet kane luhatje... ter ai pastrim parash qe behet te iken truri. Cmimet si ne Europen Perendimore, a thua se shqiptaret e kane rrogen 2000 euro ne muaj. Por, asgje nuk ka ngelur ne Tirane pa shitur para se te ngrihet pallati. Paradoks total ky atdheu une. Me lire jane shtepite ne Spanje e Greqi sesa ne Shqiperi... ec e merre vesh. Po leke me thase kane hyre e jane investuar si syte e tyre... xhungel, pa kriter, pa asnje forme sigurie kunder zjarrit

    Përgjigju
    • Lavatricja: 02/05/2022 13:30

      E ke qa ket komentin, lavatricja ben te veten. Ketu edhe ndertime kçk dhe çmimet ne stratosfere, c'eshte me e keqja.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?