Çmimet e apartamenteve po rrisin kërkesën për kredi/ BSH miraton rregulloren për të monitoruar kredidhënien për pasuri të paluajtshme, përbën rrezik

5 Tetor 2023, 14:56| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 17:16

  • Share

Apartamentet vijojnë të shtrenjtohen, referuar matjeve të Bankës së Shqipërisë çmimet e apartamenteve u rritën me 11.6% krahasuar me vitin e kaluar. Për shkak të çmimeve të larta të banesave po rritet edhe kërkesa për kredi pranë bankave tregtare në vend, ku sipas raportimeve nga agjencitë imobiliare 40% e banesave janë blerë me kredi që në 85% të rasteve ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Ky ekspozim i bankave ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, ka shtyrë bankën e Shqipërisë të miratojë një rregullore për monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”.

Sipas bankës kjo rregullore ofron mundësinë që Banka e Shqipërisë kjo rregullore ndihmon në parandalimin e rreziqeve që mund të vijnë nga goditje të papritura që mund të dobësonin fuqinë paguese të bizneseve apo qytetarëve që kanë marrë kredi.

“Kjo rregullore formalizon, standardizon si dhe zgjeron të dhënat që mblidhen nga subjektet kredidhënëse (fillimisht bankat tregtare) lidhur me treguesit e standardeve që ato përdorin për ekspozimin ndaj pronave të paluajtshme (rezidenciale dhe tregtare). Njëherazi, rregullorja ofron mundësinë që Banka e Shqipërisë të përdorë këta tregues si instrumente të politikës makroprudenciale, kur është e nevojshme për të zbutur rreziqet që shoqërojnë këto ekspozime nëse vlerësohen në nivele të larta. Rregullorja përafron standardin që përdoret për këtë qëllim me atë të Bashkimit Evropian”, thotë Banka e Shqipërisë.

Në vendet e BE-së ku përdoret kjo rregullore, konsiston në vendosjen e tavaneve për kredinë që merr një individ apo biznes për pasuri të paluajtshme, përshembull duke caktuar kusht financimin e blerjes së një banese jo më shumë se 80% e vlerës së saj.

Aktualisht Banka e Shqipërisë ka miratuar vetëm rregulloren, por nuk ka përcaktuar kushte apo tavanet që do të vendosen në rast të një rreziku në të ardhmen.

Vetëm në muajin gusht kredia e dhënë për pasuritë e paluajtshme ishte 2.9 miliardë leke, ndërsa për periudhën janar- gusht kredia e dhënë për këtë fushë është rreth 6 miliardë lekë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?