Ceremonia Bafta 2023

FOTOT/ Çmimet BAFTA, pamjet magjepsëse në tapetin e kuq, ja çfarë veshën yjet e kinematografisë

20 Shkurt 2023, 16:15| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 16:23

  • Share

Ceremonia e filmit BAFTA 2023, e mbajtura më 19 shkurt në Royal Albert Hall të Londrës ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, përsa i përket eventeve kulturore. Përpos fokusit në filmat më të mirë, çmimet e ndara dhe komentimit të lojës aktoriale, ajo që komentohet së tepërmi në të tilla evente është edhe mënyra se si janë veshur personazhet publikë në tapetin e kuq. BAFTA 2023 më të mirat e industrisë britanike dhe asaj ndërkombëtare të filmit. Tapeti i kuq ishte i mbushur me yjet që kishin mbanin veshur krijime të emrave më në zë të modës, për të festuar arritjet e tyre.

Filmi gjerman i Eduard Berger “Asgjë e re nga Fronti i perëndimit” fitoi çmimet BAFTA pasi mori çmimin e filmit më të mirë në ndarjen e çmimeve në Royal Festival Hall të Londrës. Aktori amerikan Austin Butler fitoi çmimin BAFTA për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në filmin biografik Elvis .“, ku luan legjendën e rock and roll-it. Butler, 31 vjeç, ishte ndër favoritët për çmimin, së bashku me Colin Farrell dhe Brendan Fraser. Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Cate Blanchett për interpretimin e saj në filmin Tar , ku ajo luan një dirigjente orkestre që është përfshirë në një skandal. E përsa i përket veshjeve dhe markave të përzgjedhura nga yjet kinematografikë, më poshtë janë disa nga pamjet mahnitëse të tapetit të kuq nga çmimet BAFTA 2023:

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?