Çmimet BAFTA/ ‘Oppenheimer’ rrëmben 7 çmime! Aktorja më e mirë, Emma Stone

19 Shkurt, 08:35| Përditesimi: 19 Shkurt, 16:09

  • Share

Ndërsa po i afrohemi çmimeve ‘Oscar’ dhe ‘Oppenheimer’ triumfoi në Golden Globes, rezultoi edhe filmi më i vlerësuar në ‘Bafta 2024’ sa i përket produksioneve ndërkombëtare të vitit të fundit. Në këtë edicion të 77-të të vlerësimeve që jepen nga Akademia Britanike e Filmit, nga 13 nominime produksioni për babanë e bombës atomike ‘rrëmbeu’ 7 statuja,  përfshirë për Filmin, Regjisorin dhe Aktorin Kryesor më të mirë. 

Shkoi mirë ndarja e çmimeve këtë fundjavë në Bafta në skenën e Royal Festival Hall në Londër edhe për filmin ‘Poor Things” ku Emma Stone që mori vlerësimin si aktorja më e mirë kryesore, mirëpo për ‘Barbie’ nuk pati çmime, pavarësisht 5 nominimeve.

“The Zone of Interest” e Jonathan Glazer u gjykua si filmi më i mirë në gjuhë jo angleze, ndërsa si filmi më i mirë i animuar u zgjodh “The Boy and The Heron” i Miyazaki.

Protagoniste e padiskutuar e ngjarjeve ndërkombëtare muzikore e kinematografike edhe në saj të filmit ‘Barbie’ e pranishme në natën e madhe të çmimeve ka qenë edhe këngëtarja Dua Lipa, e veshur në të kuqe me Valentino, me një fustan të dizajnuar nga Pierpaolo Piçioli. Në qendër të vëmendjes ishin dhe të tjerë artistë si Naomi Campbell që pozoi para fotografëve me kokën e mbuluar e veshur me Channel e gjitha në të zezë, ndërsa aktorja çmim ‘Oscar’ Cate Blanchett, elegante si ngaherë erdhi e veshur me materiale të ricikluara, të cilat i ka përdorur në evente të mëdha përfshirë bizhutë e ripropozuara që përdori në Bafta 2023.

I veshur me një smoking blu dhe papion, Princi i Uellsit, Ulliam, njëherazi presidenti i Akademisë, Uilliam, ishte i ftuar nderi i mbrëmjes në Çmimet Bafta. U komentua në medie edhe mungesa e bashkëshortes së tij Kate e cila po kalon disa probleme shëndetësore.

U prit mjaft mirë drejtimi i ngjarjes më të madhe kinematografike pë Britaninë nga David Tennant, i cili që në hyrje bëri për vete publikun, me dilemën e tij plot humor, se nuk dinte kujt t’ia linte qenin e Michael Sheen gjatë prezantimit. Performanca e Hannah Waddington që gjithashtu mori mikrofonin, duke performuar Time After Time në pjesën  In Memoriam të showt u mirëprit nga audienca.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?