Çmime të larta e pak të ardhura, tregu plot me produkte por bosh me njerëz në Lezhë

23 Dhjetor 2023, 12:32| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 13:02

  • Share

Në prag të Krishtlindjes, të paktë janë qytetarët që kanë dalë për blerje në tregun e qytetit të Lezhës.

Çmimet e larta dhe të ardhurat e pakta ka vënë në vështiresi qytetaret. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se çmimet janë të papërballueshme dhe e kanë të pamundur të festojnë si vitet e tjera.

Problem në Lezhë mbeten dhe tregtarët ambulantë të cilët shesin jashtë ambienteve të tregut, duke sfiduar ata që paguajnë taksat, ndërsa autoritetet përgjegjëgjëse vijonë të heshtin përballë informalitetit.

ÇMIMET E USHQIMEVE
Djath i bardhë 800 lek/kg
Djath kaçkavall 1500 lek/kg
Patate 100 lek/kg
Portokalle 100 lek/kg
Qepë 100 lek/kg
Ullinj 500 lek/kg
Arra 600 lek/kg

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?