Trajneri i Romës, Jose Mourinho

Çmime ekonomike, Partizani nxjerr në shitje biletat për miqësoren me Romën

4 Gusht 2023, 14:18| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 14:23

  • Share

Partizani do luajë në 12 gusht në orën 20:00 në "Air Albania" një miqësore luksi me Romën. Klubi i Serie A rikthehet më shumë se një vit më pas në Tiranë, aty ku në 25 majin e 2022 ngriti në qiell trofeun e Conference League, duke mundur Feyenoord në finale. Tanimë djemtë e Mourinhos do kenë përballë kampionët e Shqipërisë, me "Demat" që kanë nxjerrë në shitje biletat.

Klubi i kuq ka vendosur çmime ekonomike, teksa biletat variojnë nga 400-5000 lekë. Në tribunat pas porte një biletë kushton 400 lekë, teksa tribunat "karshi" 600 lekë.

Në tribunat W, që janë krah asaj VIP një biletë kushton 2500 lekë. Në tribunën VIP çmimi i një bilete është 5 mijë lekë. Pritet interes i lartë për këtë duel, me "Air Albania" që ka kapacitet prej 22 mijë vendesh.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?