VIDEO/ Çmenduri! Rita Ora bën hedhjen e frikshme prej 4 mijë e 500 metra

14 Gusht 2023, 19:28| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 19:41

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, 32-vjeç, ka bërë çmendurinë e rradhës duke u hedhur me parashutë nga një lartësi prej 4 mijë e 500 metra, raporton Daily Mail.

Ajo është një nga yjet që merr pjesë në emisionin ‘Running Wild With Bear Grylls", e cila vizitoi edhe Luginën e Zjarrit në Nevada.

Daily Mail ka publikuar një video para hedhjes së këngëtares e cila shihet paksa e nervozuar.

Pak para se të hipnin në aeroplan, parashutisti dëgjohet duke i thënë: “Do të jetë ftohtë, do të jemi lart. Është minus 20 gradë atje lart”.

Ndërsa Rita Ora thotë: “O Zot”.

Pas kësaj eksperience ajo tha se ishte e mahnitshme.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?