Bota

' Çmendet' moti në Evropë! 3 të vdekur dhe të paktën 60 të plagosur nga tornado në Çeki! 5 të plagosur nga breshëri sa një top tenisi në Gjermani

25 Qershor 2021, 09:37| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 09:44

  • Share

Një tornado e rralë ka përfshirë disa fshatra në Republikën Çeke, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 60 të tjerë.

Tornadoja u formua gjatë pasdites së të enjtes, pas një vargu stuhish me shtrëngata që kishin përfshirë të gjithë vendin. Shtatë qyteza dhe fshatra janë dëmtuar rëndë, teksa fenomeni i egër natyror shndërroj ndërtesa të tëra në rrënoja dhe ktheu makina të shumta përmbys. Mbi 120,000 shtëpi mbetën pa elektricitet.

Autoritetet gjithashtu raportuan se pemët e rëna kishin bllokuar binarët në rreth 30 linja trenash.

Rreth 360 forca policore shtesë u nisën për në zonat e prekura së bashku me ushtrinë. Skuadrave të shpëtimit që u mblodhën nga të gjitha skajet e vendit, iu bashkuan edhe analogët e tyre nga Austria dhe Sllovakia

Stuhia e së enjtes shpërtheu çatitë nga një numër ndërtesash në zonat jugore Breclav dhe Hodonin, duke shkulur pemë dhe duke përmbysur makina.

Ndërkohë që vazhdojnë ekipet e kërkim shpëtimit me drone dhe helikopterë të specializuar po përdoren për të kërkuar nën rrënoja.

“Është një tragjedi e jashtëzakonshme,” tha kryeministri i vendit, Andrej Babis. Babis është në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e BE dhe ka planifikuar të vizitojë rajonin e goditur këtë të premte.

Ndërkohë që edhe disa vende të tjera në Evropën Qendrore janë goditur nga përmbytjet pasi stuhitë e mëdha kanë përfshirëq një pjesë të madhe të kontinentit. Në Gjermaninë Jugperëndimore është përmbysur një qënder vaksinimi ndarsa 5 persona janë plagosur nga breshëri me madhësinë e topave të tenisit. Stuhitë e forta gjithashtu shkaktuan bllokim të linjave hekurudhorë në  Zvicër, ku rreth 64 milimetra shi ranë në vetëm 30 minuta në Vallon de Saint-Imier.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?