Sport

City-Chelsea finalja angleze e Champions, jashtë Reali! Blutë mundin 2-0 madrilenët dhe 'fluturojnë' në Stamboll

6 Maj 2021, 09:52| Përditesimi: 6 Maj 2021, 10:46

  • Share

Manchester City-Chelsea është finalja e gjitha angleze e Champions League për këtë edicion. Më 29 maj në Stamboll zbret në skenë për herë të tretë një finale e gjitha britanike ku e fundit ishte vetëm dy vite më parë në përballjen Liverpool-Tottenham. Pas City-t finalen e madhe e siguroi në mënyrën më të merituar edhe Chelsea i Londrës që ishte shumë më i fortë se Real Madrid në të dyja përballjet gjysmëfinale. Mbrëmë blutë e fituan  ndeshjen e kthimit 2-0 ndaj Real Madrid pasi e kishin barazuar 1-1 duelin e parë.

Në “Stamford Bridge” skuadra e gjermanit Tuchel morri avantazhin që në minutën e 18-të me Ëerner ndërsa në fundin e takimit ishte Mason Mount që mbylli llogaritë. Reali ishte i pafuqishëm dhe tekniku Zidane e pranoi që kundërshtarët ishin më të fortë. Tomas Tuchel trajneri i Chelseat shkruan historinë pasi arrin finalen e dytë radhazi të Champions por me skuadra të ndryshme. Pas finales angleze City-Chelsea në Champions shanset janë që edhe në Europa League ta kemi një të tillë. Për Chelsean kjo është finalja e tretë në Champions./ Përgatit Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?