Cirku Kombëtar jo
më shfaqje falas

20 Prill 2013, 03:20| Përditesimi:

  • Share
Cirku Kombëtar nuk do të zhvillojë më shfaqje falas për publikun. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u mor vendimi për miratimin e tarifës së biletës së Cirkut Kombëtar, institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Cirku Kombëtar deri më tani e ka zhvilluar aktivitetin e tij falas për publikun. Hyrja falas e publikut për të parë shfaqjet erdhi pasi Cirku nga Bashkia e Tiranës kaloi në varësi të MTKRS.

Por në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave u mor vendimi për ta ndryshuar këtë gjë. Statusi Cirk Kombëtar erdhi me miratimin e ligjit të ri mbi artin dhe kulturën, i cili u miratua në muajt e fundit të vitit 2010.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?