Sali Berisha dhe Ilir Meta

Çim Peka revoltohet me PD: Fajin e kam unë që iu kam dhënë hapësirë në emisione

15 Maj 2023, 21:00| Përditesimi: 15 Maj 2023, 21:02

  • Share

Çim Peka ka reaguar i revoltuar me ata që bëjnë përgjegjës Sali Berishën, për humbjen më poshtëruese që opozita ka pësuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Me 6 mars i mundi Berisha, dje i mundi Arlind Qorri, në zgjedhjet e ardhshme do t’i mund edhe Lajla Përnaska! Dhe prapë dalin sot ca idiotër që i thonë vetes intelektual-e edhe pse me shumë shkrime kanë për Sigurimin e Shtetit se sa për mediat në demokraci.

I zvarriten Rames për një makine si zv kryetar kuvendi, Taulantit për udhëtime jashtë, zhduken logen e PD nga harta elektorale, dhe prape të pafytyrët dalin sot te flasin për gjithçka, përveç faktit qe këto vetëm zgjedhje nuk ishin.

Këta që u ndanë nga Berisha për SHBA, as sa raporti i ODIHR për zgjedhjet nuk flasin. Gabimi më i madh i ne gazetarëve të mbrëmjes është që ju kemi dhënë hapësirë “Idiotëve politikë” dhe i kemi servirur edhe si intelektualë kur në fakt ata u afruan vetëm si servil të Bashës për një vend te Kuvend”, shkruan ai.

“Cim Peka seriozisht, STOP”, i përgjigjet Evi Kokalari, për t’i kujtuar se dhe marrëzia ka kufi./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/05/2023 04:57

    Ja dhe Cimka-//Tucker Carlson// i Shqiperise.

    Përgjigju
  • Analiza: 16/05/2023 01:28

    Nje nder gazetaret me te mire dhe me profesionist dhe me te drejte eshte Cim Peka , ne fakt mendoj qe zoti peka duhet te pergatitet vete qe ne 2027 te marre bashkine Kamez ose si deputet ne 2025 ose bashkine ! Eshte nje intelektual mjaft i mire dhe i afte dhe shume profesionist

    Përgjigju
    • Artan: 16/05/2023 04:29

      Ke te drejte, une mendoj se eshte simboli i inteligjences se ShQUP-it.

  • ZENUN TYTA: 15/05/2023 22:51

    Gazetari i madh i planetit Tok QEN PEKA zhenia i ksaj kore Toke që sdi të lidhi as kpucët e tij po shan intelektualët ky byth lëpirës i familjes hajdute e kriminele Berisha. Tmerr injoranti Qen Peka shan intelektualët.

    Përgjigju
  • Qimi: 15/05/2023 22:05

    Qim pika e mban veten per te zgjuar por nuk ja thot njeri qe eshte me I trashi i gazetarise do ishte me i ndershem te punonte ne stalle me bageti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?