Foto ilustruese

Bota

Cili vend i rezistoi Google për 11 vjet?

2 Gusht 2022, 10:18| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 10:20

  • Share

INDI- Në ditët e sotme, është krejtësisht normale që kur shëtisim në një shtet të huaj, rrugët t’i gjejmë me Google Maps,  mirëpo e dinit që ka një shtet shumë të madh që e ka refuzuar këtë shërbim? Po… dhe bëhet fjalë për Indinë.

Në këtë vend, Google nuk ka arritur ende të përfundojë procesin për të ofruar Street View. Përpjekja zgjati 11 vjet, një përjetësi e vërtetë për ritmin me të cilin funksionon Google, por indianët kanë ritmet e tyre. India është një vend me rregulla të rrepta në këto çështje dhe nuk heziton të ‘ngatërrohet’ me gjigantët ndërkombëtarë . Diçka e ngjashme ndodhi me Google, i cili u detyrua të punonte me kompanitë vendase për të "skanuar" disa zona të vendit.

Google ia dha procesin e mbledhjes së informacionit-imazheve kompanive si Tech Mahindra dhe Genesys, ndërsa mori përsipër përpunimin përfundimtar.

Megjithatë, Street Vieë nuk mbulon të gjithë vendin (diçka jashtëzakonisht e vështirë duke pasur parasysh madhësinë e tij), por pika të zgjedhura, kryesisht me interes turistik.

Kështu, ata që synojnë të jetojnë përvojën unike që është një udhëtim në Indi, tani kanë mundësinë të bëjnë turne virtualisht, siç bëjnë në shumicën e pjesëve të planetit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares