Cilat janë shkeljet e kryera gjatë procesit gjyqësor?

30 Maj 2013, 06:34| Përditesimi:

  • Share
Cilat janë shkeljet e kryera gjatë procesit gjyqësor?
Gjyqtari i ka lejuar vetes një shkelje kushtetuese, duke vazhduar gjyqin në mungesë të avokatit të palës së pandehur për 10 muaj me rradhë. Gjatë kësaj kohe, ai ka pranuar një kërkesë të avokates së Olldashit për të ndryshuar edhe objektin.
 
Pse u ndryshua objekti i padisë?
Olldashi ka kërkuar penalitetin për një shkrim të “Gazeta Shqiptare” të marsit 2011, jo ndaj kompanisë mediatike, siç ka qenë në fillim të gjyqit, por ndaj Carlo Bollinos personalisht. Në marrëveshjen e shitblerjes të “Gazeta Shqiptare”, blerësit (Focus Group) kishin pranuar të “trashëgonin” edhe detyrimet gjyqësore të së kaluarës. Për të mos penalizuar Focus Group-in, Olldashi ka menduar ta hakmerret kundër Carlo Bollinos; për këtë arsye ka ndryshuar objekti i padisë.
 
Dhe, në këtë skenar, gjyqtari bindet verbërisht?
Fatkeqësisht, kjo duket qartë. Nga pikëpamja juridike, vendimi i tij nuk duhej të merrej në këtë formë. Pra, ai i është bindur kërkesës së paligjshme të një anëtari të qeverisë: përgjegjësia civile në fakt mund të jetë vetëm personale. Secili pergjigjet për veprime të vetat. Ndërkohë që, në rastin e Bollinos, ai është dënuar për veprime (shkrimi në gazetë) të dikujt tjetër.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?