Foto ilustruese

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2022? Ja loja që 'mposhti' mbretëreshën Elizabeth

8 Dhjetor 2022, 10:38| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 10:43

  • Share

Sipas statistikave të “ Google’, loja puzzle “Wordle” është fjala më e kërkuar e vitit në Britani.

Kjo lojë u jep njerëzve gjashtë mundësi për të hamendësuar një fjalë me pesë shkronja. Në vendin e dytë bëhet fjalë për Kupën e Botës. Të gjithë sportdashësit në këtë periudhë kanë qene të interesuar të dinë rezultatet e ndeshjes, ndaj dhe kjo fjalë zë vendin e dytë. 

 Ngjarjet e mëdha patën gjithashtu ndikim në kërkimet në internet. Ngjarja tragjike që bëri bujë dhe ishtë në çdo axhendë mediatike lajmi i ditës, ishte vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, e cila u rendit e treta në statistikat e Vitit të Kërkimit të Google, e ndjekur nga Lufta në Ukrainë dhe testet mbi Covid. Ngjarjet e mëdha patën gjithashtu ndikim në kërkimet në internet. Lufta në Ukrainë dhe iformacionet për bombardimet kanë qene gjithashtu fjalë të kërkuara në Google, si edhe lija e majmunëvë, e cila “mori vëmendje” pas kohës së kërkimit për koronavirusin.

Filmi më i kërkuar ishte Encanto i Disney.

Për sa i përket të famshmëve, Johnny Depp kryesoi listat e interesit të kërkimit midis aktorëve, pas rastit të tij për shpifje kundër Amber Heard gjatë verës. Depp u pasua nga Will Smith, i cili u bë kryefjalë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock drejtpërdrejt në skenë përpara miliona njerëzve të sintonizuar në Academy Aëards.

Ikona e tenisit Serena Williams u shfaq si atletja numër dy më e kërkuar në SHBA, e hedhur në qendër të vëmendjes nga njoftimi i daljes në pension të saj dhe stuhia mediatike pas momenteve të fundit të Ëilliams në US Open.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?