'Rreth botës me biçikletë'! Vizitoi 45 shtete në 8 vite, aventurat e argjentinasit 'mbërrijnë' në Vlorë (VIDEO)

27 Shkurt 2020, 15:40| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 20:02

  • Share

Matias Havier është një çiklist 37-vjeçar që ka udhëtuar nga Argjentina deri në Vlorë, duke përshkruar 91 mijë kilometra me biçikletë.

Argjentiansi ka 6 vite që është pjesë e aventurave në natyrë dhe ka përshkuar 45 shtete.

Ai tha që për 4 synon t'i bie botës përqark me biçikletë.

Kësaj rradhe destinacioni i fundit i tij është Katari.

“Do te qëndroj në Shqipëri për 7 ditë për të vizituar vende të ndryshme. Këtë aktivitet ta vazhdoj për 4 vite dhe më pas do të krijoj familjen time”, është shprehur ai.

Spas tij, nga Argjentina deri në Meksikë dhe gjithë Amerikën Latine, e ka bërë per tre vite.

Më pas ka zgjedhur të udhëtonte me avion në Spanjë dhe ka udhëtuar për dy vite në Rusi.

Matiasit nga Rusia në Shqipëri i është dashur një vit.

Ai tregon se në 45 shtetet që ka qenë me biçikletë ka marrë dhe nga një flamur bashkë me stemat e policëve, të cilat do t’i kujtojnë gjithë jetën aventurën e tij me biçikletë.

Matiasi në dukje është shumë i thjeshtë dhe çfarë e bën të veçantë është biçikleta e mbushur me flamuj dhe simbole nga shtetet që ka përshkruar.

Gjithashtu përpara biçikletës ka vënë një karton ku shkruhet adresa e tij në rrjetin social instagram, ku të gjithë mund të ndjekin ‘bëmat’ që do arrijë.

1582815534_1582814861ciklistiargjentinas.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?