Cikalleshi ‘dopietë’ në Turqi, 8 realizime këtë sezon! Rey Manaj nderon Sivasporin, shënon golin 3 pikësh

25 Dhjetor 2023, 20:09| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 20:17

  • Share

Sokol Cikalleshi po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë fundvit në kampionatin turk. Sulmuesi kavajas i kombëtares realizoi ‘dopietë’ në ndeshjen e së dielës që Konyaspor fitoi 2-0 kundër Kayserispor. Edhe pse me penallti, rrjetat e 33-vjeçarit i dhanë tre pikët skuadrës së tij.

Me këtë ‘dopietë’ Cikalleshi u ngjit në kuotën e tetë realizimeve, 4 më pak se golashënuesit Edin Dzeko dhe Mauro Icardi.

Sinjale shumë pozitive po jep edhe Rey Manaj. 26-vjeçari realizoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0 që skuadra e tij Sivvaspor mori të dielën kundër Istanbulsporit. Edhe pse e nisi sezonin duke mos qenë në formë, Manaj është ngjitur në kuotën e 6 realizimeve deri më tani, ndërsa forma e tij pa diskutim që nuk po kalon pa u vënë re nga trajneri i kombëtares Sylvinho.

Këtë fundjavë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Muja. Futbollisti i kombëtares shënoi golin e parë të ndeshjes që Antëerpi barazoi 2-2 kundër Ëesterlo në kampionatin belg.

‘Apelit’ të golit këtë fundjavë iu përgjigj edhe Taulant Seferi. 27-vjeçari barazoi shifrat me penallti për skuadrën e tij para se Bani Jas të përmbyste 2-1 kundër Ittihad Kalba.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?