Çikago: Video shock policia vret 26-vjeçarin afroamerikanin! 96 të shtëna në 42 sekonda (Video)

10 Prill, 18:54| Përditesimi: 10 Prill, 19:18

  • Share

Një video e re tronditëse vjen nga SHBA e cila tregon dhunën e policisë së Çikagos, ku këta të fundit kanë qenë sërish në vorbullën e polemikave.

Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed , duke qëlluar 96 të shtëna në 42 sekonda.

 Pamjet, të marra nga kamera që ishte vendosur në trupin e një oficeri policie ishin regjistruar më 21 mars, por që u bënë publike vetëm tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.

Dexter Reed u ndalua, sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Sipas versionit zyrtar policia hapi zjarr, pasi 26-vjeçari nuk pranoi të dilte nga automjeti dhe qëlloi i pari duke plagosur një efektiv.

Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë atë të oficerëve që qëlluan. Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta të viktimës  që është duke hapur zjarr.

 Më pas në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed është gjetur një armë zjarri.

 

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?