Ledri dhe Sara

Çifti perfekt? Ledri Vula zbulon detaje për Sarën: E zgjoj në katër të mëngjesit

3 Qershor 2023, 13:18| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 13:21

  • Share

Reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë prej çifteve më të komentuara dhe më të dashur për publikun.

Ndonëse fama e Sarës erdhi pas lidhjes me reperin e suksesshëm, ajo tashmë ka krijuar audiencën e  saj që pas fitores së spektaklit të vallëzimit, ‘Dancing With The Stars Albania’.Ndonëse të angazhuar në fusha të ndryshe, ata shfaqen gjithmonë krah njëri-tjetrit në momentet e tyre më të rëndësishme, këtë e ka thënë vetë reperi, i cili ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”.

Përveç planeve në muzikë dhe karrierës së gjatë, ai foli edhe për partneren e tij, Sara Hoxhën.

Këngëtari tha se  Sara e ndihmon jashtëzakonisht shumë në projektet e tij, ndërsa ndau edhe disa detaje.

“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo?’”, tregon Ledri, ndërsa tha se edhe ai e ndihmon duke e fotografuar", tha Ledri.

I pyetur se çfarë mendon për faktin se njerëzit shpesh i quajnë si çifti perfekt, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por tregon që ata kuptohen shumë mirë me njëri tjetrin.

Kujtojmë se në promovimin e albumit të tij, në një moment gjatë performancës, Ledri mori Sarën në skenë, duke ia kushtuar asaj këngën.

“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”, u shpreh Ledri.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?