Sera e Gani dhe Fazile Hajzerit (AgroSerra)

Çifti nga Kosova lë biznesin dhe vendosin t’i rikthehen emigrimit, Altin Prenga kërkesë fisnike: Do ishte humbje për vendin të ikin, blijani të gjitha lulet (FOTO)

28 Maj 2023, 10:28| Përditesimi: 28 Maj 2023, 12:45

  • Share

“Nuk duhet leju që Ganiu të ndërpresë punën dhe të rikthehet në emigrim.” Me këtë thirrje e nis shkrimin e tij fisnik në rrjete sociale biznesmeni i njohur Altin Prenga për mbështetjen e një kolegu të tijin.

Bëhet fjalë për Gani Hajzerin dhe bashkëshorten e tij Fazile nga Kosova të cilët kanë në pronësi AgroSerrën ku mbillen lule fantastike, por që kanë vendosur t’i rikthehen emigrimit. Prenga u kërkon klientëve, miqve dhe institucioneve të Kosovës të suportojnë çiftin, ndryshe do ishte humbje për vendin tonë.

Prenga thotë se Gani Hajzeri është një njohës i mirë i biodiversitetit dhe ka ndihmuar për furnizime farash deri në Fishtë, ku Prenga ka restorantin ‘Mrizi i Zanave’. Ai bën apel që mesazhi i tij të shpërndahet tek të gjithë miqtë që janë të interesuar për lule.

“Sot kërkoj vëmendjen e gjithë miqve nga Kosova.

Miku im Gani Hajzeri dhe bashkëshortja e tij Fazile të Agroserra sapo më thanë që ndoshta në korrik do rikthehen në emigrim.

Kërkoj ndihmën tuaj!

Nuk duhet leju absolutisht që Ganiu ta ndëpresi punën.

Duhet të bëhen bashkë klientët, miqt dhe institucionet në Kosovë ta suportojnë, ndryshe do jetë humbje e madhe për të gjithë ne.

Ai është një njohës fenomenal i biodiversitetit dhe na ka ndihmuar në konsulenca dhe furnizime farash spektakolare deri ktu ne Fishte.

Ndaj ftoj bizneset dhe miqt nga Kosova të shkojnë ta vizitojn mrekullinë që ka bërë Ganiu dhe kuptoni përse nuk duhet të dorëzohet dhe tja blini cdo lule qe ka aty

Ju lus ta shperndani kete publikim dhe tja nisni miqve qe mund te jene te interesuar per lule!”- shkroi Prenga.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lule: 04/06/2023 09:41

    Shum te bukura qenka lulet Ani edhe Asparagus paskan edhe une I mjell Asparagus.

    Përgjigju
  • Iris: 29/05/2023 00:51

    Ku marrin vesh shqipot nga lulet! Me perjashtim te disa zonave, shumica nuk i vleresojne.Po te jete puna per ndonje hardhi atehere po,i ke gati te gjithe.Dikur,dhe nuk flasim per nje kohe te larget,para 32 vjetesh,shqipot blinin lule vetem ne tre raste:1-diten kur martoheshin,diten kur u lindete femija (dhe ne kete rast vetem ata qe ishin te civilizuar e me kulture dhe 3-per 7-8 Marsin.Per vdekje nuk e kishin zakon.Me kujtohet kur me vdiq gjyshja,vetem nje fqinje,austriake (nga ato te martuara dikur me studente shqiptare)solli nje tufe me lule dhe ne nje funeral tjeter,lule u sollen vetem nga nje zonje shqiptare,por qe kishte studiuar ne Itali dikur,pra kishte marre kulturen italiane.Edhe shqipot qe u jepnin ndonje lule, ndonjehere, te dashurave,ishin te rralle.Kjo vinte per shkak te kultures anadollake te prapambetur qe na ishte imponuar.Dhe tani qe sjellin lule,duket me teper si sforcim se sa dicka e natyrshme.Nuk eshte cudi qe zoterise nuk i ecen biznesi.

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/05/2023 16:23

    Sepse në Shipëri dhe Kosovë duan vetëm të mbllaqiten duke u lyer vesh më vesh si derrat nëpër "ristorante" . Lulet janë si objekte hapsinore për mendjet dhe shpirtin e tyre. Për të ardhur keq, pak më shumë se niveli i derrave jetojnë, për të ngrënë pirë e dhje...! Prandaj ka sukses ky Altini se ka bërë "ristorant" .

    Përgjigju
    • Or tej: 28/05/2023 17:37

      Vetem restoranti ka sukses sepse ky popull ben 2 ore me makine vetem per te shku per dreke or teeeejjjjj

  • Aqif kapartoni: 28/05/2023 13:58

    Po pse mor burrë je "lodh kot",pse nuk mbolle bimë narkotike dhe do ishe i "nerum"si anej dhe knej dhe sot do ishe tuj ba turistin ,se s'kishe nevojë me punu ma..!

    Përgjigju
  • Karabobe: 28/05/2023 10:58

    … sepse lulet ketu i hane gomeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?