Ciceron/ ‘Zbulimi’, nga Salsan Rrapi në Teatrin Kombëtar! Aliçka, Xhepa dhe Prençi në Pallatin e Kulturës në Kamëz! Minga tek ‘Tulla’ për tingullin në teatër e kinema

19 Janar, 11:49| Përditesimi: 19 Janar, 11:57

  • Share

Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet sot deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.

Nga kjo mbrëmje në orën 19.00,  për tri net radhazi, mbahe në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja "Zbulimi" e autorit John Mçann dhe me regji të Salsano Rrapit që shoqërohet në skenë nga partnerja Erjona Kakeli dhe Flobensa Bezati.

Në vazhdën e cikleve të takimeve "Creative Morning", kineasti Jonid Jorgji është i ftuar sot në orën 10.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri për të folur për temën globale  për muajin janar "Rise".

Mbahet sot në orën 11.00 në Pallatin e Kulturës në Kamëz një takim me autorët Ylljet Aliçka dhe Ahmet Prençi, ku do të diskutohet mbi romanet e tyre, përkatësisht, "Histori njerëzish të zakonshëm" dhe "Brenga e prokurorit". Ndërsa në orën 12.00 autori Aliçka do të flasë mbi filmin "Kronikë provinçiale" në praninë e aktorit Ndriçim Xhepa.

“Tingulli në teatër, kinema dhe multimedia" rrëfehet këtë mbrëmje në orën 18.00 në qendrën kulturore "Tulla" në Tiranë nga muzikologia Mikaela Minga.

Sot e nesër Qendra e Artit Agimi shndërrohet në një atelie me dyer të hapura, ku 7 artistë të rinj do të pikturojnë 'live'.

Mbahet këtë mbrëmje në orën 19.00 në librarinë "Onufri" në Tiranë një takim letrar ku do të diskutohet mbi librin "Gruaja me flatra" të Dino Buzzatit.

Për vogëlushët luhet këtë fundjavë në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental shfaqja "Gjyshja ime perfekte" me tekst dhe regji të Endri Çelës.

Fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç mund të ndjekin këtë fundjavë në orën 11.00 në teatrin "Metropol", shfaqjen "Të kujt janë këpucët" me autor Mike Kenny me regji të Suela Xhonuzit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?