Toni Milaqi në Galerinë e Arteve Tiranë! ‘Valë e re’, emigracioni i parë nga Elton Baxhaku! ‘Kërcimi i dashurisë’ në Bylis! Olsten Gripshi me monografi për Fatbardh Markun

13 Shkurt, 13:04| Përditesimi: 13 Shkurt, 13:20

  • Share

Çelet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti i ri Toni Milaqi.

Vijon sot e nesër në orën 20.00 në skenën e Teatrit Eksperimental  shfaqja “Elektra” e Sofokliut me regji të Kiço Londos.

Organizohet sot në orën 18.00 në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës një takim me autorin Gianni Palagonia për prezantimin e librit “Shqiponja dhe Oktapodi” të përkthyer nga Ajsela Koka.

Një dokumentar që hulumton shkaqet që po shtyjnë shqiptarët drejt emigracionit, shfaqet sot në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” premiera e filmit “Vala e re”  me regji të Elton Baxhakut.

Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

Driada Dervishi vendos sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë shfaqjen “7 minuta” me pjesëmarrjen e veçantë të Yllka Mujos, Luiza Xhuvanit dhe aktoret më të mira të artit skenik vendas.

Prezantohet sot në orën 18.00 në bibliotekën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës monografia “Fatbardh Marku, vizatime dhe grafika” me autor Oltsen Gripshin.

Vijon sot në orën 17.00 në teatrin “Bylis” në Fier spektakli “Kërcimi i dashurisë” , ku do të jetë e ftuar edhe këngëtarja e talentuar Inis Neziri.

Ekspozita “Muri” me punimet e 12 artistëve pamorë në zë në edicionin e saj të pestë pret vizitorët deri në 20 shkurt në galerinë e arteve “Vilson Kilica” në Fier.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?