Ciceron/ ‘Testamenti’ i Leka Bungos, në Teatrin Kombëtar me Viktor Zhustin! ‘7 minuta’, në Lezhë me Yllka Mujon dhe Driada Dervishin

31 Janar, 12:35| Përditesimi: 31 Janar, 15:18

  • Share

“Testamenti” me autor e regjisor Leka Bungon luhet nga sot në orën 19.00 deri në 4 shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar me interpretimin e aktorit të njohur Viktor Zhusti.

Promovohet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit botimi  “Kronikë pa qytet” nga Ilir Paja.

Me interpretim të Yllka Mujos jetësohet sot në orën 18.00 në Pallatin e Kulturës në Lezhë shfaqja “7 minuta” me autor Stefano Massinin dhe regji të Driada Dervishit.

Teatri Magjik vendos në skenë në sallat pranë Komunës së Parisit sot dhe nesër në orën 19.00 premierën “Aura” me autore Kaltrina Pacollin dhe dramaturge Anxhela Gaxhazin.

Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.

Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrelë.

Ekspozita "Hapat" e artistes Dea Tili e kuruar nga Ermir Hoxha pret vizitorët në galerinë "Fab" në Tiranë deri në 2 shkurt.

Vijon deri në 2 shkurt në Galerinë e Artit në Tiranë ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze”, në një prej sallave ekspozohen edhe disa prej kukullave të Teatrit Kombëtar të Kukullave.

Ekspozita fotografike "Burri i kështjellës" i Blerta Kambos pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 2 shkurt.

“Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur deri në 24 mars në Muzeun Marubi në Shkodër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?