‘Ciceron’/ Stefano Bollani sot në ‘Opera’! Në Korçë ‘Shprehur në vargje’ për 88-vjetorin e Ismail Kadaresë

29 Janar, 09:54| Përditesimi: 29 Janar, 10:39

  • Share

Performohet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas një koncert vokalo-simfonik me pianistin e njohur italian Stefano Bollani.

Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.

Shfaqet sot në orën 18.30 në qendrën "Dua" në Tiranë filmi amerikan "Ëhiplash" me regji të Damien Chazelle.

Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrel.

Me rastin e 88-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Qendra për Hapje dhe Dialog mban sot në orën 14.00 në bibliotekën "Thimi Mitko" në Korçë aktivitetin "Shprehur në vargje".

Ekspozita "Hapat" e artistes Dea Tili e kuruar nga Ermir Hoxha pret vizitorët në galerinë "Fab" në Tiranë deri në 2 shkurt.

Pret vizitorët deri në 2 shkurt në Galerinë e Artit në Tiranë ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze”, në një prej sallave ekspozohen edhe disa prej kukullave të Teatrit Kombëtar të Kukullave

Ekspozita fotografike "Burri i kështjellës" i Blerta Kambos qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 2 shkurt.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?