Ciceron/ Sonila Strakosha dhe Artur Spanjolli sot në Institutin Italian! Komedia ‘Martesë me kushte’ e Dario Fo në ArTurbina! Klenti Hodo tek ‘Agimi’!

20 Shkurt, 16:16| Përditesimi: 20 Shkurt, 16:59

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     Mbahet sot në orën 18.30 në bibliotekën e  Institutit Italian të Kulturës një takim me shkrimtarët Sonila Strakosha dhe Artur Spanjolli, të cilët do të flasin për librat e tyre të botuar edhe në italisht.

2.     Shfaqja “Elektra” e Sofokliut me regji të Kiço Londos dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh vijon të shfaqet deri nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental.

3.     Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizon  nga sot deri në datë 26 shkurt Ditët e Kujtesës. Këtë mbrëmje në orën 17.00 mbahet ceremonia e hapjes me të ftuar ,Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato si dhe të tjerë diplomatë, studiues dhe ish të përndjekur politikë. Në 17.30 do ë shfaqet dokumentari “Stalini- jeta dhe vdekja e një diktatori” nga Martin Hubner, Jurgen dhe Daniel Ast.

4.     Organizohet sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë një mbrëmje poetike me poetin Klenti Hodo dhe interpretim të Elidona Agës.

5.     Autoriteti i Dosjeve promovoi sot në orën 13.00 pranë Piramidës librin e Lekë Tasit “Grabjani rrëzë kodrave”, ku autori sjell përjetimet e tij personale të internimit dhe të familjeve të tjera në vitet 1944-1991.

6.     Rikthehet nga sot deri në 23 shkurt në orën  19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar komedia “Martesë me kushte” e Dario Fo me regji të Altin Bashës dhe interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës.

7.     Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

8.     Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti i ri Toni Milaqi vijon e hapur deri në 5 mars në Galerinë e Artit Tiranë.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?