Ciceron/ ‘Show must go on’, muzika e ‘Queen’ në Opera!  Artistët e rinj pikturojnë ‘live’ te “Agimi”! 2 shfaqje në teatro dhe premiera e Cirkut për vogëlushët!

20 Janar, 12:45| Përditesimi: 20 Janar, 13:31

  • Share

1. Vogëlushë e familjarë mund të ndjekin sot e nesër në orën 11.00 spektaklin më të fundit të Cirkut Kombëtar “Shake Spirit” në sallën e re pranë Komunës së Parisit, me një sërë numrash të larmishëm.

2. Orkestra Simfonike e Operas nën dirigjimin e Roberto Molinellit dhe zërin e Antonello Carozza-s, sjell sot e nesër në orën 19.00 në Teatër magjinë e grupin "Queen" me "Shoë must go on".

3.Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.

4. Vijon sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja "Zbulimi" e autorit John Mçann dhe me regji të Salsano Rrapit që shoqërohet në skenë nga partnerja Erjona Kakeli dhe Flobensa Bezati.

5. Endri Çela fton vogëlushën të udhëtojnë në të ardhmen, ku teknologjia e shndërron të moshurën 137-vjeçare në "Gjyshen perfekte". Komedia me tekst dhe regji të tij rikthehet sot e nesër në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental.

6. Eldamina adhuron të kërcejë si Hirushja, por motra e vogël do të ngacmohet nga ndjesia e rivalitetit e kësisoj këpucët e admiruara do të përfundojnë në liqen., ndaj Suela Xhonuzi me regjinë e saj krijon një udhëtim magjik në zbulim të tyre, Sot e nesër në orën 11.00 fëmijët mund të ndjekin në teatrin "Metropol", shfaqjen "Të kujt janë këpucët" me autor Mike Kenny.

7. Edhe këtë të shtunë Qendra e Artit Agimi, me dyer të hapura për dashamirësit e artit viziv, vijon të jetë e transformuar në një atelie me dyer të hapura, ku 7 artistë të rinj do të pikturojnë 'live'.

8.            Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita "Krye për kry" me vepra nga fondi i Skulpturës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?