‘Ciceron’/ Propozimi i Andia Xhungas me ‘10 vjet martesë’ ! Vijon sot e nesër ‘AniFest’! ‘100-vjetori i Sulejman Pitarkës’ me filma në Arkiv

9 Shkurt, 12:41| Përditesimi: 9 Shkurt, 13:51

  • Share

Komedia "10 vjet martesë" me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas shfaqet sot në orën 19.00 në sallat dedikuar artit e kulturës  pranë Komunës së Parisit.

Drama “Dua një vend” e Andreas Flourakis dhe me regji të Ema Andreas vijon të shfaqet nga sot deri të dielën, në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental me një kast të përzgjedhur aktorësh.

Komedia “Nuk duhet ta thoshe” e Salome Lelouch shfaqet edhe sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar, me regji të Artan Imamit, i cili interpreton edhe në skenë i shoqëruar nga Luli Bitri.

Sot dhe nesër vijon në qendrën e artit “Agimi” të Tiranë nga ora 10.00 në orën 18.00 Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku.

Mbahet çdo ditë deri të dielën, në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental shfaqja për fëmijë “Bëhu trim pinguin i vogël” me autore Valentina Mytevelin dhe regji e koreografi të Semela Skënderasit.

Me rastin e 100-vjetorit të Sulejman Pitrarkës, në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit shfaqet sot në orën 11.00 filmi “Larg barbarëve” me regj të Liri Begesë.

Në Muzeun Marubi në Shkodër zhvillohet këtë mbrëmje në orën 18.00 biseda me temë “Topografia e vendeve të kujtesës në Shkodër” me të ftuar Tea Çunin dhe Pjerin Mirditën.

Me rastin e 33-vjetorit të krijimit të shoqatës “Durrësi Autokton” organizohet sot në orën 17.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës një ceremoni festive, me pjesëmarrjen e diplomatit dhe publicistit Shaban Murati, i cili do të prezantojë librat e tij.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?