CICERON: Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

4 Nëntor 2022, 11:20| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 11:29

  • Share

Festivali Ndërkombëtar i Dancit finalizohet sot në orën 19.00 në Opera me koreografitë e Eno Peçit, Angelin Preljocajt, Gentian Dodës si dhe pjesëmarrjen e solistëve të Teatrit.

Biblioteka Personale e Lasgush Poradecit do t’i dorëzohet Bibliotekës Kombëtare, ceremonia mbahet sot në orën 13.30 në Ministrinë e Kulturës.

Artisti Marco Veronese do të mbajë për Javën Hungareze një prezantim mbi inovacionin në art, këtë të premte në orën 10.00 pranë qendrës së artit ‘Trekëndor’.

Nga sot albanologu amerikan Brian D. Joseph do të jetë anëtarë ‘Nderi”, Akademia e Shkencave mban në orën 11.00 një ceremoni të dorëzimit të diplomës.

Aktrim dhe muzik, Pëllumb Kulla do të shfaq sot në orën 18.00 në Teatrin Bylis në Fier pjesën e përshtatur teatrale “Djemtë e rrugës Pal”, në kuadër të Javës Hungareze.

Mbahet sot në orën 15.00 në Dibër, Festivali i Këngës për fëmijë ‘Bilbilat e Korabit’.

Sot në orën 18.00 në MuzehLab në Durrës, artisti dhe studiuesi i artit Oltsen Gripshi vijnë në  një bisedë për trashëgiminë kulturore me Lida Miraj, arkitekte dhe restaurator.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • John: 04/11/2022 11:53

    Faleminderit per Informacionin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?