‘Ciceron’/ Filmi 'Aleksandër' në Kryeministri! Ekspozita 'Gur' në Petrelë, vijon në Galerinë e Artit Tiranë 'Ningyo'

30 Janar, 10:22| Përditesimi: 30 Janar, 12:32

  • Share

Në kuadër të nismës “Forumoteka” shfaqet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri filmi “Aleksandër”. Regjisori Ardit Sadiku do të jetë i ftuar për të biseduar me të pranishmit.

Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.

Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrel.

Ekspozita "Hapat" e artistes Dea Tili e kuruar nga Ermir Hoxha pret vizitorët në galerinë "Fab" në Tiranë deri në 2 shkurt.

Vijon deri në 2 shkurt në Galerinë e Artit në Tiranë ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze”, në një prej sallave ekspozohen edhe disa prej kukullave të Teatrit Kombëtar të Kukullave

Ekspozita fotografike "Burri i kështjellës" i Blerta Kambos qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 2 shkurt.

“Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur deri në 24 mars në Muzeun Marubi në Shkodër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?