Ciceron/ ‘Mundësi pa kufi’ nga Blerina Shalari në Opera! Premiera ‘Pema dhe mbreti’ në teatrin ‘Skampa’

28 Janar, 10:53| Përditesimi: 28 Janar, 11:37

  • Share

 

1.     Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas koncerti “Mundësi pa kufi” i kompozitores Blerina Shalari, ku artistë të njohur do të interpretojnë muzikë dhe dramë.

2.     Një sërë numrash të larmishëm performohen sot në orën 11.00 në Cirkun Kombëtar pranë Komunës së Parisit në shfaqjen ‘Shakespirit’.

3.     Si mund ta shndërrojë teknologjia dhe nipërit një të moshuar 137-vjeçare në "Gjyshen perfekte". Vogëlushët mund ta zbulojnë sot në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental në komedinë  me tekst dhe regji të Endri Çelës, ku artisti udhëton me fantazi në të ardhmen.

4.     Driada Dervishi organizon sot në orën 17.00 në shtëpinë studio “Kadare” një mbrëmje poetike për shkrimtarin Ismail Kadare.

5.     Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.

6.     Mbahet sot në orën 10.30 pranë shoqatës kulturore-artistike “Kolë Idromeno” një ëorkshop nga Dario Haruni mbi strukturën e skenarit si dhe do të shfaqet edhe filmi i tij “The Echo”.

7.     Jetësohet sot në orën 10.30 në skenën e teatrit  “Skampa” në Elbasan premiera për fëmijë “Pema dhe mbreti” me regji të Hysen Mullajonuzit

8.     Vijon të shfaqet sot në orën 11.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë shfaqja për vogëlushë “Grinçi vjedh Krishtlindjet”, me regji të Blerta Belliut.

9.     Vijon të luhet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës sot dhe nesër në orën 19.00 shfaqja “E kuqe e John Logan dhe me regji të Altin Bashës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?