'Ciceron'/ ‘Mister stetoskopi’ tek ‘Tonin Harapi’! Cirku me shfaqje! Në teatro ‘Testamenti’, ‘Nëna’ dhe ‘Elektra’

3 Shkurt, 10:50| Përditesimi: 3 Shkurt, 11:40

  • Share

Teatri i Kukullave vendos në skenë për vogëlushët sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30  shfaqjen “Mister stetoskopi” në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik.

Me numra ekuilibri, xhonglërimi, klounada e kërcime argëtuese, Cirku Kombëtar  dhe të rinjtë e Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë shfaqin sot dhe nesër në orën 11.00  në sallën e re pranë Komunës së Parisit shfaqjen “Shakespirit”.

“Testamenti” me autor e regjisor Leka Bungon luhet sot e nesër në orën 19.00 deri të dielën në skenën e Teatrit Kombëtar me interpretimin e aktorit të njohur Viktor Zhusti.

Vijon deri në 10 shkurt, çdo ditë nga ora10.00 në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku.

Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.

Stand-up komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji e skenografi të Artan Imamit, i cili shoqërohet në skenë nga Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj, shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në sallat pranë Komunës së Parisit.

Shfaqja “Elektra” e Sofokliut me regji të Kiço Londos dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh vendoset sot në orën 19.00 në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Rikthehet nesër në orën 10.30 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja për fëmijë “Pema dhe mbreti” me regji të Hyden Mollajonuzit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?