Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: Zbuloni ‘Të kujt janë këpucët’, në ‘Metropol me Suela Xhonuzin! ‘Udhët V’ në ‘FAB’! Ilir Bokshi me ‘Shtëpia e Zotit’  në ArTurbina!

17 Dhjetor 2023, 10:02| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 10:36

  • Share

Teatri i Kukullave rikthen sot në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen “Na ishte një herë” me tekst dhe regji të Shegushe Bebetit në sallën Tonin Harapi pranë Liceut Artistik.

Vogëlushët nga 3 deri në 12 vjeç mund të ndjekin sot në orën 11.00 në teatrin "Metropol", shfaqjen "Të kujt janë këpucët" me autor Mike Kenny të përshtatur nga Suela Xhonuzi, e cila ka realizuar edhe regjinë.

Pret vizitorët deri në 20 dhjetor në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Udhët V” me punime të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

Me regji të Ilir Bokshit, shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar produksioni “Shtëpia e Zotit” si bashkëpunim me Teatrin e Kosovës dhe Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Shfaqet sot në orën 10.30 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja premierë për fëmijë “Pema dhe mbreti” me regji të Hysen Mullajonuzi.

Mbahet nesër në orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, një mbrëmje koncertore me mjeshtrin e klarinetës Zhani Struga.

Nga nesër në orën 19.00 për katër mbrëmje radhazi në teatrin “Migjeni” në Shkodër mbahet premiera “Gaz paç, o moj Shkodër” artistë të përzgjedhur.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?