'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Thaçi në ‘FAB’! Debati publik, Blushi vs Serjani! ‘Festivali i Këngës për Fëmijë’ në Elbasan! ‘Libraria e magjepsur’ në Gjirokastër!

21 Dhjetor 2023, 11:43| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 11:48

  • Share

Çelet sot në orën 18.00 në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Metaforma/Shtëpia dhe bota” e artistit Fabio Thaçi, që do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 26 dhjetor.

Mbahet sot në orën 18.00 pranë Hotel Rogner një debat publik mes shkrimtarit Ben Blushi dhe apologjetit Kaon Serjani, nën moderimin e Blendi Salaj.

Vijon edhe këtë mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar në ArTurbina shfaqja "Zbulimi" me autor John Mçann dhe regji të Salsano Rrapit, që interpreton në skenë me aktoret Erjona Kakeli dhe Flobensa Bezat.

Me regji të Hervin Çulit jetësohet edhe sot në Teatrin Metropol në Tiranë në orën 19.00 shfaqja "Gjithçka rreth Iv" me autor Joseph Mankieëicz.

Promovohet këtë mbrëmje në orën 19.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri libri “Dalëngadalë unë po bëhem ikje” i autorit Skënder Rusi.

Vijon të shfaqet sot në orën 11.30 deri të në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër premiera teatrale “Libraria e magjepsur” me regji të Lejda Çelit.

Parodi,  skeçe e të qeshura të garantuara, me ikonat e humorit të qytetit,  vijon të mbahet edhe sot në orën 19.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër shfaqja premierë "Gaz paç, o moj Shkodër".

“Festivali i Këngës për Fëmijë” shënon këtë mbrëmje në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan edicionin e 35-të, nën drejtimin artistik të Martin Kushit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?