'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Tek ‘Migjeni’ ‘ajka’ e humorit me ‘Gaz paç, o moj Shkodër’! Në Korçë mjeshtri i klarinetës Zhani Struga

18 Dhjetor 2023, 13:42| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 13:50

  • Share

Me artistë si Zyliha Miloti, Besnik Çinari e të tjerë emra të njohur të skenës, nga sot në orën 19.00 për katër mbrëmje radhazi në teatrin “Migjeni” në Shkodër mbahet premiera “Gaz paç, o moj Shkodër”.

Pret vizitorët deri në 20 dhjetor në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Udhët V” me punime të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit promovohet sot në orën 11.00 vepra e autorit Gazmend Krasniqi “Një roman në dosjet e policisë”.

Me rastin e 110-vjetorit të nobelistit francez Albert Camus qëndron e hapur deri në 29 dhjetor në Bibliotekën Kombëtare një ekspozitë me botimet e tij. 

Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, një mbrëmje koncertore me mjeshtrin e klarinetës Zhani Struga.

Vijon e hapur deri në 7 janar në Galerinë e Artit Sarandë, ekspozita lëvizëse e Galerisë Kombëtare të Arteve  "Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta", e kuruar nga Suzana Varvarica.

Mbahet sot në orën 18.00 në sheshin pranë bashkisë së Shkodrës koncerti “Tingujt e atdheut” në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, nga artistë arbëreshë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?