'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Teatri i Kukullave dhe ‘Eksperimentali’me shfaqje për fëmijë! Muzikë ‘rock’ në Korçë me ‘Ardianët’! Fuqia e dëshirave’ në Durrës!

23 Dhjetor 2023, 15:23| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 15:29

  • Share

Teatri i Kukullave shfaq sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik premierën “E bija e hënës dhe Diellit” bazuar në Tregimet e Moçme të Mitrush Kutelit.

Për vogëlushë e familjarë, vijon sot e nesër në  orën 10.30 në Teatrin Eksperimental shfaqja "Bëhu trim pinguin i vogël" me regji e koreografi të Semela Skënderasit.

Me risinë e përshkrimit zanor, për personat që nuk shikojnë, baleti "Arrëthyesi" më muzikë të Çajkovskit vijon të shfaqet sot e nesër në orën  19.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Me regji të Ilir Bokshit, vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar produksioni “Shtëpia e Zotit” si bashkëpunim me Teatrin e Kosovës dhe Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Sot në orën 18.00 në Zonën Këmbësore në Korçë  grupi “Ardianët” do të performojnë pjesë të përzgjedhura të muzikës ‘rock’

Këtë të dielë, në mbrëmjen e Krishtlindjes në orën 19.00 mbahet në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë një koncert me pjesë të përzgjedhura nga kori “Aria e Korçës”.

Jetësohet sot dhe nesër në orën 11.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” shfaqja “Fuqia e dëshirave” me autore e regjisore Greta Bacin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?