‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Takim për 556-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut! At e bir, në një libër Luigj dhe Nikolin Gurakuqi! ‘Histori dhe tregime’ me Sonila Strakoshën

17 Janar, 11:35| Përditesimi: 17 Janar, 12:19

  • Share

Me rastin e 556-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut mbahet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit diskutimi  “Skënderbeu historia identiteti” me të pranishëm historianë, studiues, koleksionist.

Promovohet sot në orën 11.00 në hollin koncertor të Teatrit të Operas libri “Mbi regjinë dhe aktrimin e kënduar në teatrin muzikor” të Luigj dhe Nikolin Gurakuqit.

Mbahet sot në orën 18.30 në qendrën “Dua” në Tiranë, një takim me aktorin Neritan Liçaj ku do të diskutohet mbi domethënien dhe rëndësinë e teatrit.

Organizohet sot në orën 18.30 në librarinë “Tirana times” takimi letrar “Histori dhe tregime” në praninë e autores Sonila Strakosha, botueses Anila Bisha dhe kritikes italiane Anna Lattanzi.

Shfaqja “Nëna” e Florian Zeller propozohet nga nesër në orën 19.00, për katër net radhazi në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.

Ekspozita fotografike e artistes Blerta Kambo “Burri i Kështjellës” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 14 shkurt.

Ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” , e realizuar  në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe artisten Merita Selimi vijon e hapur në  Galerinë e Arteve Tiranë deri në 2 shkurt.

Punimet e pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura në pikturë, skulpturë dhe instalacione në edicionin e dytë të ekspozitës “Udhët V” presin vizitorët në galerinë Fab në Tiranë deri në 20 janar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?