Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: “Shake Spirit” në Cirkun Kombëtar! “Kndo n’Shkodër” me Mc Kresha & Lyrical Son! Solistët e Operas në Fier me skenën shëtitëse!

28 Dhjetor 2023, 15:18| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 16:01

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Cirku Kombëtar mban sot dhe nesër në orën 11.00 shfaqjen “Shake Spirit” në sallën “Kristal Centër”.

2. Shfaqet nga sot në orën 19.00, për tri net radhazi në Teatrin Eksperimental stand-up komedia franceze “Shtëpiakë të dëshpëruar”, me regji të Artan Imamit, i cili shoqërohet në skenë nga Indrit Ccobani dhe Gentian Zenelaj.

3. Rikthet nga sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar në skenën e ArTurbinës shfaqja “Jesus Christ Superstar” me regji të Altin Bashës.

4. Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Ccajupi” në Korccë koncerti “FestOn” me pjesëmarrjen e korit “Harmonia”.

5. Mc Kresha dhe Lyrical Son mbajnë këtë mbrëmje në orën 19.30 koncertin “Kndo n’Shkodër” në sheshin para bashkisë së qytetit.

6. Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin Skampa në Elbasan një koncert gala me rastin e festave të fund vitit, ku marin pjesë Orkestra e Harqeve, fëmijët e Qendrës Kulturore, banda frymore “Afërdita” dhe Ansambli “Isuf Myzyri”.

7. Vogëlushë të talentuar performojnë sot dhe nesër në orën 17.00 në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë.

8. Me skenën shëtitëse, Solistët e Operas dhe Orkestra e Teatrit mbajnë sot në orën 19.00 në qendër të Fierit koncertin “Grand Gala”.

9.   Mbahet nesër në orën 19.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër koncerti gala i fundvitit “Ndërmendje 2023”.

 

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?