‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Rona Nishliu në Tiranë, mban koncert në Teatrin Operas! Në Korçë ‘Grinçi vjedh Krishtlindjet’! Emigrimi në postera tek GAT

4 Dhjetor 2023, 11:14| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 11:29

  • Share

Rona Nishliu rikthehet në Tiranë! Mban sot në orën 20.30 në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit një koncert ku shoqërohet nga “The new Orchestra”, nën dirigjimin e Edon Ramadanit.

Ekspozita retrospektivë “Të prekësh të padukshmen” e artistit Bujar Luca pret vizitorët deri në 30 dhjetor në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Përcjellja e dijeve brez pas brezi, si element themelor i njerëzimit, ekspozita “Vazhdë” me 8 artistë të afirmuar dhe të rinj pret vizitorët deri në 14 dhjetor në hapësirën e artit “Bazament” në Tiranë.

Ekspozita “Festivali Ndërkombëtar i Posterit Prishtinë” , në këtë edicion të tretë qëndron e çelur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 13 dhjetor me punime që kanë në fokus temën e emigracionit.

Vijon e hapur deri në 7 janar në Galerinë e Artit Sarandë, ekspozita lëvizëse e Galerisë Kombëtare të Arteve  "Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta", e kuruar nga Suzana Varvarica.

Për vogëlushë e familjarë, shfaqja “Grinçi vjedh Krishtlindjet” jetësohet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë nga sot në orën 18.00 deri në 7 dhjetor.

“Letërsia feministe” bëhet objekt diskutimi sot në orën 12.00 në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër. Mes të ftuarve edhe poetet Rita Petro e Ledia Dushi, studiuese dhe shkrimtare, letërsia e të cilave në shumë raste bëhet mjet komunikimi për të drejtat e vajzave dhe grave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?