'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Rikthehet në ArTurbina Artan Imami me ‘Nuk duhet ta thoshe’! Tek FAB ‘Udhët V’!  Nesër në Metropol ‘Dua një vend’ nga Ema Andrea

12 Dhjetor 2023, 14:21| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 15:32

  • Share

Rikthehet sot dhe nesër në orën 19.00 në ArTurbina, shfaqja “Nuk duhet ta thoshe” e Salome Lelouch me regji dhe interpretim të Artan Imamit, i cili shoqërohet në skenë nga aktorja Luli Bitri dhe Enerest Dalipaj.

Pret vizitorët deri në 20 dhjetor në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Udhët V” me punime të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

Ansambli i Flautëve mban sot në orën 18.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër një performancë me pjesë të përzgjedhura, ku hyrja është e lirë për publikun.

Komedia “Vanja, Sonja dhe Masha” nga dramaturgu amerikan Christopher Durang dhe me regji të Driada Dervishit mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Nga nesër, për tri ditë radhazi shfaqet në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë shfaqja “Dua një vend” e Andreas Flurakis me regji të Ema Andreas dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

Nis nesër nga ora 10 në orën 18.00 edicioni i 7-të i Balkan Film Market, ku profesionistë të kinemasë nga e gjithë bota do të ftohen për trajnime, diskutime dhe për të nxitur bashkëpunime.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?