'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Kambanat e arta’ ‘bien’ në Opera! ‘Zbulimi’ i Salsano Rrapit në ArTurbina! Hervin Çuli në Metropol me ‘Gjithçka rreth IV’

20 Dhjetor 2023, 10:18| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 11:14

  • Share

Me arie të përzgjedhura të Krishtlindjes, mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas koncerti "Kambanat e arta" me interpretimin e të rinjve të korit të Zërave të Bardhë të drejtuar nga Sonila Baboçi, nën, dirigjimin e Dritan Lumshit dhe me koncertmaester, Igli Rapajn.

Jetësohet sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar në ArTurbina shfaqja "Zbulimi" me autor John Mçann dhe regji të Salsano Rrapit, që interpreton në skenë me aktoret Erjona Kakeli dhe Flobensa Bezat.

Me regji të Hervin Çulit shfaqet sot dhe nesër në Teatrin Metropol në Tiranë në orën 19.00 shfaqja "Gjithçka rreth Iv" me autor Joseph Mankiewicz.

Në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë promovohet sot në orën 15.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog libri “100 vjet Marrëdhenie Turqi – Shqipëri” me autore Lindita Xhanari.

Me rastin e festave të fund vitit Orkestra e Harqeve të Korçës mban sot në orën 18.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" të qytetit një koncert me pjesë të përzgjedhura me të ftuar speciale pianisten Lule Elezi.

Me artistët më të mirë të qytetit, vijon të mbahet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër shfaqja premierë "Gaz paç, o moj Shkodër".

Nga sot në orën 11.30 për tri ditë radhazi mbahet në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër premiera teatrale “Libraria e magjepsur” me regji të Lejda Çelit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?