'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Jehona jonë’ nesër në ‘Opera’! ‘Inner space’ në Gallery 70

15 Janar, 11:35| Përditesimi: 15 Janar, 11:59

  • Share

Mbahen sot në orën 18.00 provat gjenerale të koncertit të Ansamblit Popullor “Jehona jonë”, që shënon premierën ditën e nesërme në Teatrin e Operas.

Ekspozita e artistes Blerta Kambo “Burri i Kështjellës” (Man of the castle”) pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita deri në 14 shkurt.

Fondacioni “Harriet Martineau” organizon sot në orën 11.00 në bibliotekën “Moikom Zeqo” veprimtarine kulturore “Mihai Eminesku mes dy kulturave”, me rastin e datëlindjes së poetit rumun.

Ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” , e realizuar  në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe artisten Merita Selimi qëndron e hapur në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 2 shkurt.

Shfaqet sot në orën 18.30 në qendrën “Dua” në Tiranë filmi fitues i Çmimit Oscar “A separation” me regji të Asghar Farhadi dhe të ftuar Amarild Golemin.

Çelet sot në orën 18.00 në Gallery 70 ekspozita “Inner Space” nga Satellite Zone, që do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 11 shkurt.

Vijon e hapur deri në 20 dhjetor në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Udhët V” me punime të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?