Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: Fatos Kongoli, 80-vjetori në Akademinë e Shkencave! Avni Mula në Lice përmes romancave! “Burri i Kështjellës” në Kryeministri!

12 Janar, 12:13| Përditesimi: 12 Janar, 12:27

  • Share

Akademia e Shkencave organizon sot në orën 12.30 një aktivitet dedikuar shkrimtarit dhe akademikut Fatos Kongoli me rastin e 80-vjetorit të tij të lindjes.

Promovohet sot në orën 11.30 në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik volumi i parë i librit “Avni Mula – Romanca”, me prezencën e së bijës Adelina Qerfozit që është kujdesur për përgatitjen e botimit.

Mbahet sot në orën 12.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit një takim me përkthyesin Granit Zela, ku do të flasë për përkthimin në shqip të tetralogjisë “Lepuri”: me autor John Updike.

Çelet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Burri i kështjellës” (“Man of the castle” nga artistja Blerta Kambo. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga nesër deri në 14 shkurt.

Teatri Eksperimental rikthen për vogëlushët nga sot në orën 10.30 deri në 14 janar shfaqjen “Bëhu trim pinguin i vogël” me regji dhe koregraofi të Semela Skënderasit.

Teatri Shëtitës Çajupi ndal sot në orën 10.00 në shkollën “Pjetër Arbnori” në Fusharrëz ku mban shfaqjen “Fuqia e dëshirave” me autore dhe regjisore Greta Bacin.

Një ëndërr emigracioni me dramën e ikjes dhe rrezikun e përballjes me të panjohurën, shfaqja  “Dua një vend” nga Andreas Flourakis, me regji të Ema Andreas vijon sot në orën 19.00 në teatrin Eksperimental.

Nën dirigjimin e Gridi Krajës, Orkestra Simfonike e RTSH-së mban sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse koncertin e parë për këtë vit, me pjesë nga Josif Minga (“Variacione për oboe dhe orkestër), Johann Nepomuk Hummel (“Variacione në Fa maxhor për oboe”) dhe Ludëig van Beethoven (“Simfonia Nr. 7 në La maxhor, Op. 92”).

Ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” , e realizuar  në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe artisten Merita Selimi pret  vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 2 shkurt.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?