'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Dua një vend!’, drama e emigracionit sot tek ‘Eksperimentali’! ‘Udhët V’ në FAB! Sociolinguistja Vera Gheno në COD!

10 Janar, 12:12| Përditesimi: 10 Janar, 12:52

  • Share

Drama “Dua një vend” nga Andreas Flurakis, jetësohet nga sot në orën 19.00, në skenën e Teatrit Eksperimental me regji të Ema Andreas dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

Është çelur në galerinë “Fab” në Tiranë edicioni i dytë i ekspozitës “Udhët V” . Punime të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura, presin vizitorët deri në 20 janar.

Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bashës dhe interpretim të aktorëve Olta Daku dhe Gazmend Gjoka vijon të shfaqet edhe sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

Me në fokus promovimin e trashëgimisë së zonës, vijon të qëndrojë e hapur deri në 15 janar në Shtëpinë e Evropës ekspozita “Mirdita në fotografi”, me imazhe nga dashamirës dhe Nadia Abazi, guida dhe video-instalacionin "Saharaja" të Abi Shehut për burg-kampin e Spaçit. 

Instituti Italian I Kulturës mban sot në orën 17.30 në Qendrën për Hapje dhe Dialog takimin “Janë ndryshime vetëm nëse trembin. Italia në përballje me kompleksitetin" me pjesëmarrjen e sociolinguistes Vera Gheno.

Mbahet nesër në orën 16.00 në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër një takim me autorin e ri Suad Arilla, ku prezanton romanin e tij “Zanafilla”.

I përzgjedhur si “Vëllimi më i mirë poetik në Çmimet Kombëtare për vitin 2022, libri “Lumturia e të tjerëve” promovohet nesër në orën 18.00  në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?