'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Carmen’, katër net në Opera! Festivali ‘Hapat’, për dashamirësit e e teatrit, shfaqje tek ‘Artet’ dhe në ArTurbina, hyrja e lirë

8 Dhjetor 2023, 12:45| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 14:01

  • Share

Orkestra Simfonike, solistët dhe kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga sot në orën 19.00 jetësojnë për katër net radhazi në skenë operan “Carmen” të kompozitorit Xhorxh Bizet.

Festivali “Hapat” vijon të presë me hyrje të lirë dashamirësit e teatrit. Sot në orën 18.00 do të shfaqet në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve shfaqja “Xhoni dhe Xhoi”. Ndërsa në orën 19.30 në Teatrin Eksperimental në Arturbina jetësohet shfaqja “Qorri”.

Ekspozita “Vazhdë” me 8 artistë të afirmuar dhe të rinj pret vizitorët deri në 14 dhjetor në hapësirën e artit “Bazament” në Tiranë.

Vijon të shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol në Tiranë shfaqja "Mbreti Lir" e Ulliam Shekspir me regji të Jonida Beqos dhe interpretim të Viktor Zhustit.

Ekspozita “Festivali Ndërkombëtar i Posterit Prishtinë 3”, qëndron e çelur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 13 dhjetor me punime që kanë në fokus temën e emigracionit.

Shpat Deda mban sot në orën 19.00 në teatrin “Migjeni”  në Shkodër koncertin autorial “Udhëtim në fjalë e tinguj” .

Shfaqet këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës komedia premierë "Çifti i hapur" nga Dario Fo dhe Franca Rame me regji të Sulejman Rushitit dhe interpretimin e çiftit të artistëve Suela Bako dhe Romir Zalla.

Mbahet nesër në orën 18.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë koncerti “Kur më shkon Sokakut” nën udhëheqjen artistike të mjeshtrit Josif Minga.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?