Kopertina e emisionit 'Ciceron'

‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Arkivi i Filmit, sot te ‘Millennium’ shfaqet i restauruar ‘Lulëkuqet mbi mur’! ‘Hapat’, me dy shfaqje tek 'Artet'

6 Dhjetor 2023, 09:26| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 09:28

  • Share

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq sot në orën 17.00 në kinema "Millennium" në Tiranë filmin "Lulëkuqet mbi mur" të restauruar me praninë e regjisorit Dhimitër Anagnosti dhe të aktorëve të filmit.

Në kuadër të Festivalit Teatror "Hapat", Teatri Eksperimental mban sot në orën 18.00 në sallën "Black Box" të Universitetit të Arteve shfaqjen "Zot" me autor Woody Allen dhe regji të Flobensa Bezat. Ndërsa, në orën 19.00 po në të njëjtën skenë jetësohet shfaqja "M'i gjeni këngët e rinis" e frymëzuar nga Migjeni dhe me regji të Ina Morinës.

Ekspozita “Festivali Ndërkombëtar i Posterit Prishtinë 3”, qëndron e çelur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 13 dhjetor me punime që kanë në fokus temën e emigracionit.

Ekspozita “Vazhdë” me 8 artistë të afirmuar dhe të rinj pret vizitorët deri në 14 dhjetor në hapësirën e artit “Bazament” në Tiranë.

Për vogëlushë e familjarë, shfaqja “Grinçi vjedh Krishtlindjet" me regji të Blerta Belliut vijon të mbahet sot e nesër në orën 18.00 në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Ekspozita “Alkimitë e trupave dhe entiteteve të tjera" e Iva Lulashit dhe Lek M. Gjeloshit, kuruar nga Harabel inaugurohet  sot në orën 18:30 në galerinë "NAAN".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?