'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Arkiva’ inauguron teatrin e kinemanë e hapur! Dren Abazi në Shkodër! Ansambli Popullor në Kukës

26 Dhjetor 2023, 11:10| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 22:22

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave inauguron këtë mbrëmje në orën 18.00 teatrin dhe kinemanë e hapur në ambientet e saj. Ceremonia do të shoqërohet me shfaqjen  e 5 dokumentarëve.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban nesër në orën 18.00 pranë hotel ‘Plazza’ ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitit 2022.

Me rastin e festave të fund vitit, fëmijët e Fshatit Sos mbajnë sot në orën 11.00 në Bibliotekën e Kryeministrisë një program të larmishëm artistik.

Arkitektura e përzier e propozuar në format bashkëkohor dhe artistik. Çelet sot në orën 18.30 në Qendrën e Artit “Agimi” ekspozita “Arkitekturë e butë” me autore Alda Mjekran.

Vijon të qëndrojë e hapur për publikun deri në 29 dhjetor në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër ekspozita “Kioska” e fotografit Robert Pichler e kuruar nga Saimir Kristo.

Realiteti, imazhet dhe emocionet e piktorit Kamuran Goranci në strukturat e ëndrrave të tij, qëndron e hapur deri në në 3 janar në Galerinë e Artit Tiranë, ekspozita “Code II”.

Ansambli Popullor mban sot në orën 18.00 në sheshin qendror të Kukësit një koncert festiv me këngë dhe valle shqiptare nga të gjitha krahinat e vendit tonë.

Ekspozita “Overlords” nga Krist Dragot dhe e kuruar nga Harabel pret vizitorët deri në 6 janar në galerinë “GurGur” në Petrelë.

Në vazhdë të aktiviteteve festive të ciklit “Gzo n’Shkodër” kantautori Dren Abazi mban sot në orën 19.30 një koncert me muzikë live në sheshin para Bashkisë Shkodër.

Me hyrje të lirë, orkestra dhe kori i shkollës së mesme “Jan Kukuzeli” në Durrës mbajnë nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit një koncert me pjesë të përzgjedhura.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?